Filipçe: Respekt për infermierët që qëndruan në vijën e parë të frontit kundër Covid-19

TË FUNDIT

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, infermierëve ju ka uruar Ditën ndërkombëtare të Infermierëve duke i falënderuar në mënyrë të posaçme për angazhimin e tyre në luftën kundër koronavirusit.

“Infermierët kujdesen për të gjithë në botë. Gjatë periudhës së kaluar puna e tyre ishte edhe më e vështirë. Iu falënderohemi për mundin që dhanë. Në Ditën ndërkombëtare të infermierëve respekt dhe mirënjohje për të gjithë që qëndruan në vijën e parë të frontit kundër koronavirusit”, ka shkruar Filipçe.