Filipçe: Presim më pak të infektuar me COVID-19, por duhet të jemi të gatshëm për numër më të madh të pacientëve

TË FUNDIT

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, sot theksoi se dëshirojnë dhe presin të ketë numër më të vogël të të infektuarve me Kovid-19, por se edhe përgatiten për numër më të madh të pacientëve.

Ai, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në pres-konferencën onllajn, tha se sipas analizave të tyre të fundit, është e mundur që ky numër të jetë mes 1.600 dhe 1.700.

“Ende nuk lirohemi, vlerësoj se është herët, ashtu vlerësojnë edhe epidemiologët dhe ekspertët nga Komisioni për sëmundje infektive dhe ashtu i rekomandojmë dhe dimensionojmë masat, pasi ashtu dëshirojmë të vazhdojë ky trend”, tha Filipçe.

Ai theksoi që vlerësimi i parë, se numri i të infektuarve do të arrijë mes 2.000 dhe 2.500 është bërë në bazë të numrit të atëhershëm të pacientëve dhe supozimit të atëhershëm se si do të lëvizë lakorja. Me siguri, thotë Filipçe, tani vlerësimet do të ishin më ndryshe.

Lidhur me atë se kur pritet kulmi, ministri tha se nuk do të shpejtonin dhe se dëshirojnë të shohin trend të tillë më tepër ditë të njëpasnjëshme, që të thonë se ka kaluar kulmi.

“Këtë javë, eventualisht të ardhshmen, gjatë periudhës rreth 1 majit, ashtu ishin parashikimet fillestare. Prej asaj prej së cilës druanim, është të mos bëhet fjalë për variacione individuale, siç ishte në një tjetër skenar, kur kishim një kulm në kuptim të përjashtimit të mbi 100 pacientëve të diagnostikuar. Ashtu që, vlerësoj se ende nuk duhet të shpejtojmë. Megjithatë dëshirojmë të shohim më shumë ditë të njëpasnjëshme, një trend të tillë që të themi, mirë, kaloi kulmi dhe të presim në vazhdimësi edhe gjatë ditëve të ardhshme zvogëlim të numrit të rasteve. Sinqerisht, shpresojmë se ashtu do të jetë. Por, pak është herët edhe pse trendet këtë e paralajmërojnë, por jemi shumë të kujdesshëm”, shtoi Filipçe./MIA

🔴 [ВО ЖИВО] Прес конференција на министерот за здравство Венко Филипче

🔴 [ВО ЖИВО] Прес конференција на министерот за здравство Венко Филипче

Gepostet von TV21 am Montag, 27. April 2020