Fajzer përkohësisht do ta zvogëlojë numrin e vaksinave për Evropë

TË FUNDIT

Instituti norvegjez për shëndet publik (FHI) kumtoi se kompania farmaceutike Fajzer përkohësht do t’i zvogëlojë dërgesat me vaksinën e tyre kundër Kovid-19 në Norvegji dhe Evropë.

Në kumtesën e FHI-së citohet  se Fajzer dëshiron t’i  përmirësojë  kapacitetet e tij prodhuese prej 1,3 miliard doza  në dy miliard  doza vaksina në vit.

“Pritëm të marrim 43.875 doza vaksina  nga Fajzer, por me siguri  do të na dorëzohen 36.075 doza”, potencohet në kumtesën e FHI-së, me ç’rast shtohet se  ende nuk dihet se kur Fajzer do ta arrijë kapacitetin maksinal për prodhimtarinë.