Estonia, Letonia dhe Lituania vendosën sanksione të reja për Bjellorusinë

TË FUNDIT

Estonia, Letonia dhe Lituania sot vendosën ndalesë  udhëtimi për rreth 100 zyrtare bjellorus, duke i shtuar në listën e personave zyrtar të cilëve tashmë  u janë caktuar sanksionet,  ndërsa në të cilin janë përfshirë edhe presidenti bjellorus Aleksandar Lukashenko dhe 29 funksionarë tjerë.

Lista e re përfshin  anëtarë të policisë intervenuese, gjykatës të Gjykatës Kushtetuese dhe Supreme dhe anëtarë të administratës presidenciale kumtoi kabineti i presidentit lituanez.

Siç transmetojnë agjencitë e huaja, Bjellorusia mund të marrë sanksione edhe nga SHBA-ja, Kanadaja dhe Britania e Madhe.

Bashkimi Evropian  nuk mund të pajtohej  rreth sanksioneve të saj kundër Bjellorusisë.