Nëpunësit policorë nga Stacioni Policor Strumicë, natën e kaluar dhjetë minuta pas mesnatës në rrugën Gjorgi Vasilev në Strumicë e arrestuan I.U. (32) nga Strumica, për të cilin ishte lëshuar urdhërarrestim për shkak të arratisjes nga burgu.
“Në 3.30, personi u dorëzua në burgun Idrizovë për ta vuajtur dënimin e tij me burg, ku ai u dënua për disa vepra penale”, kumtoi MPB-ja.
