Edhe gjykatës, edhe anëtar partie, por nuk ka konflikt të interesit!

TË FUNDIT

Komisioni Antikorrupsion vlerëson se nuk ka konflikt interesi që Mitko Sandev, është edhe gjykatës porot në lëndën “Talir” për financim të paligjshëm të VMRO-DPMNE-së, e edhe anëtarë i “Partisë së Pensionistëve”, e cila është në koalicion me LSDM-në. Nga Antikorrupsioni thonë se përkatësia politike nuk është kriter për shkarkim të një gjykatësi porot.

“Në rastin konkret për të cilën kishte kërkuar vlerësim partia politike VMRO-DPMNE, Komisioni Antikorrupsion nuk ka konstatuar shkelje të dispozitave për konflikt interesi sipas Ligjit për parandalim të korrupsionit dhe konflikt interesi. Antikorrupsioni konstaton se në Ligjin për gjykata dhe Kodin Etik për gjykatësit dhe gjykatësit porot nuk ekziston kritere të qarta dhe precize për emërim dhe kufizim të gjykatësve porot”, tha Katica Nikollovska, anëtare e Antikorrupsionit.

Anëtarët e Antikorrupsionit vlerësojnë se ligjet për gjykatës kanë boshllëqe, por apelojnë që partitë të mos e shfrytëzojnë këtë institucion për pikë politike para zgjedhjeve lokale.

“Siç afrohet koha e zgjedhjeve, partitë politike në një farë konteksti do të tentojnë të na vendosin në agjendën e tyre për pikë politike. Dua të apeloj deri në opinion dhe sidomos deri te partitë politike që nuk është korrekte dhe mos e bëni këtë, pra të na vendosni në agjendën tuaj politike para zgjedhjeve lokale”, shtoi Sofka Pejovska, anëtare e Antikorrupsionit.

VMRO-DPMNE dyshon në integritetin e gjykatësit porot, Mitko Sandrev, por edhe kërkon shkarkimin e tij për shkak të moshës, sepse Ligji për Gjykatat parasheh që një porot me 60 vjet të mbushura, t’i pushojë funksioni. Nëse Këshilli gjyqësor e shkarkon për këtë arsye, atëherë lënda “Talir” do të duhet të fillojë nga fillimi.