E Malit të Zi me sa duket po i dalin probleme në procesin eurointegrues. Kjo pasi Holanda ka deklaruar se nuk janë përmbushur të gjitha kushtet e nevojshme për mbylljen e përkohshme të Kapitullit 2 në negociatat e anëtarësimit të Malit të Zi me Bashkimin Evropian.
Sipas qëndrimit të diplomacisë holandeze, një nga çështjet kryesore lidhet me qasjen në tregun e punës.
Haga kërkon që qytetarët malazezë në BE, si dhe qytetarët e vendeve anëtare në Mal të Zi, të kenë qasje të plotë dhe të papenguar në punësim, por vetëm pas një periudhe kalimtare prej pesë deri në shtatë vjet pas anëtarësimit.
Nga ana tjetër, në Podgoricë konsiderohet se shtyrja e Konferencës Ndërqeveritare nuk lidhet domosdoshmërisht me bllokim të procesit apo me mosplotësim të detyrimeve, por me dinamiken dhe prioritetet e brendshme të Presidencës së Këshillit të BE-së, si dhe me procedurat në shtetet anëtare.
Qeveria e Malit të Zi ka përsëritur synimin e saj që deri në fund të vitit të përmbyllë kapitujt e mbetur të negociatave, në koordinim me Komisionin Evropian dhe vendet anëtare të BE-së.
Mali i Zi është vend kandidat për anëtarësim në BE që nga viti 2010, ndërsa negociatat kanë nisur në vitin 2012./TV21
