Igor Pehçevski, pacient me fibrozë cistike, u bë i njohur për publikun pasi kohë më parë shkroi nga spitali ku qëndronte i shtrirë, për të apeluar deri tek institucionet që të përshpejtojnë procedurat për furnizimin me ilaçin trikafta. Ilaçi u sigurua fillimisht për 12 pacientë, më pas edhe për 4, mirëpo Igori nuk është në grupin e pacientëve me prioritet për të marrë terapinë. Druan se fati i tij do të jetë sikurse i Bllagojçes, i cili dy muaj më parë ndërroi jetë duke pritur Trikaftën.
“Kërkova nëpërmjet mediave që të jem i kyçur te këto katër pacientë por nuk më përfshinë. Më informuan mjekët se nuk jam, më thanë se do të jem në mesin e 30ve, do të jem në këtë grup deri në fund të këtij viti, mirëpo siç po shoh gjendja ime shëndetësore edhe të tjerëve 80 që nuk e kanë marrë ilaçin çdo ditë po përkeqësohet. Ilaçin e kërkojmë menjëherë.”- deklaron Igor Pehçevski – pacient me FC.
Pas festave të Pashkëve do të ketë sërish protestë nga pacientët me fibrozë cistike, pasi ilaçi trikafta është siguruar vetëm për disa pacientë dhe nuk ofrohet për pjesën tjetër të pacientëve kritikë për të cilët qeveria premtoi se do të kishte terapi. Këtë e theksuan përfaqësues të Shoqatës së Fibrozës Cistike, të cilët thonë se një muaj pas miratimit të ndryshimeve ligjore për furnizim me ilaçin trikafta, autoritetet nuk kanë ndërmarrë asgjë dhe se nuk janë të informuar për programin dhe mënyrën se si do të sigurohet ilaçi për pacientët tjerë.
“Ndjesia jonë dhe e anëtarësisë është se këto 12 pacientë që e kanë marrë ilaçin dhe që po tregojnë rezultate të shkëlqyera ishin më tepër si situatë për ta qetësuar publikun, të qetësohen mediumet, që të mund të shtyhet procesi”- thotë Fiki Gaspar – Asociacioni I Fibrozës Cistike.
Nga Ministria e Shëndetësisë thonë se pacientët me fibrozë janë pritur sot në takim, ndërsa shtojnë se do t’i përfshijnë drejtpërdrejt në procesin e sigurimit të ilaçi trikafta për pacientët me këtë sëmundje të rrallë. Ndryshe në vendin tonë ka edhe rreth 100 pacientë që pop resin për terapinë.
Nga Asociacioni i Pacientëve me Fibrozë Cistike thonë se disa prej tyre kanë hyrë veçmë në fazë kritike, ku vetëm 40% e organeve janë në funksion të plotë.
