Dy vjet nga Marrëveshja e Prespës, Zaev: Lirisht mund të themi – Ia vlente!

TË FUNDIT

Në dy vjetorin e nënshkrimit të Marrëveshjes së Prespës, që zgjodhi kontestin 30 vjeçar të emrit mes IRJ-Maqedonisë dhe Greqisë, e që solli emrin e ri të shtetit që kemi sot, Maqedonia e Veriut, ish-kryeministri Zoran Zaev në profilin e tij në Facebook ka shkruar se “sot lirisht mund të themi – Ia vlente”.

“Ia vlente sepse u bëmë anëtarë fuqiplotë e aleancës më të fuqishme politiko-ushtarake në botë – NATO-s. Ulemi në të njëjtën tavolinë, krah për krah me më të suksesshmit, më të zhvilluarit dhe më të fuqishmit. E ardhmja maqedonase është siguruar, ndërsa kufijtë përgjithnjë të sigurtë! Ia vlente sepse Marrëveshja e Prespës na solli një hap më afër Bashkimit Evropian dhe përfundimisht i hapëm dyert e integrimit tonë në BE. Pas 15 vitesh pritje fillojmë bisedimet për anëtarësim. NATO-ja dhe BE-ja janë mbështetja jonë e fuqishme për zhvillim, por edhe për përballje me sfida dhe rreziqet siç është virusi korona. Kohëve të fundit kemi marrë mbështetje dhe ndihmë të madhe nga ta” ka shkruar Zaev në Facebook.

Më tej kreu socialdemokrat shkruan se tanimë shtetet fqinje e mbështesin Maqedoninë e Veriut drejt BE-së dhe NATO-s, ndërsa Greqia jo vetëm që nuk bëhet më pengesë, por ndihmon në integrimin sa më të shpejtë të vendit./TV21

Денес одминуваат точно две години откако го потпишавме Договорот од Преспа. Денес слободно можеме да кажеме – ВРЕДЕШЕ!…

Gepostet von Zoran Zaev am Mittwoch, 17. Juni 2020