Qeveria mbetet e përkushtuar në ruajtjen e stabilitetit makroekonomik, stabilitet në menaxhimin e financave publike, zbatimin e konsolidimit fiskal dhe sigurimin e rritjes ekonomike të përshpejtuar dhe të qëndrueshme.
Kjo u theksua në takimet e ministres së Financave Gordana Dimitrieska-Koçoska dhe guvernatorit Trajko Slaveski me përfaqësues të FMN në Uashington.
Siç thuhet në njoftimin e Ministrisë së Financave, po ndiqet me kujdes edhe zhvillimi i gjendjes nën ndikimin e pasigurive në planin ndërkombëtar dhe po ndërmerren masa për përballimin e sfidave.
Ministrja ka theksuar se prioritet i veçantë i Qeverisë është zbatimi i konsolidimit fiskal të paraparë dhe ulja e deficitit buxhetor./TV21
