Dy shkupjanë përfundojnë në pranga! Policia: Grabitën një grua 74 vjeçe te ura “Goce Dellçev”

TË FUNDIT

Dy persona nga Shkupi janë arrestuar nën dyshime se kanë grabitur një grua në urën “Goce Delçev” në Shkup, përcjell TV21. Sipas njoftimit të Policisë, stolitë e grabitura janë gjetur te personat në fjalë.

“Më 11.04.2026 rreth orës 15:30, zyrtarë policorë të Sektorit për Punë të Brendshme në Shkup (SPB- Shkup) privuan nga liria A.M. (39) dhe A.S. (28), të dy nga Shkupi, pas një kallëzimi të mëparshëm nga një grua 74-vjeçare nga Shkupi. Ajo kishte raportuar se rreth orës 13:05, në urën “Goce Delçev” në Shkup, ata i kishin marrë me forcë stolitë personale që ajo kishte me vete. Sendet e marra janë gjetur dhe do t’i kthehen pronares, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit do të ngrihen kallëzime përkatëse”, thonë nga MPB.