Shefi i Diplomacisë, Nikolla Dimitrov me ftesë të Këshillit për Bashkëpunim Rajonal, mori pjesë në debatin onlajn në temë “Ballkan Barometër 2020: Forma e gjërave që vijojnë”, në kuadër të panelit “A janë bizneset dhe qytetarët e Ballkanit Perëndimor të kënaqur nga situata në përgjithësi në rajon dhe si ndikoi te ato paraqitja e Koronës”.
“Në mars bota u përball me një sfidë të jashtëzakonshme – pandeminë, por njëkohësisht ndodhën edhe punë historike për ne – BE-ja konfirmoi se Maqedonia e Veriut me performancat e saja reformuese në tre vitet e fundit meritoi dritë të gjelbër”, ndërsa NATO-ja edhe formalisht na pranoi si anëtare e 30-të e plotfuqishme”, tha Dimitrovi.
Theksoi se as ne, e as rajoni nuk kemi luks të mos vazhdojmë t’i zbatojmë arritjet historike nga marsi që t’iu mundësojmë qytetarëve tanë që përfundimisht në vend t’i praktikojnë standardet evropiane. “Njerëzit dëshirojnë të shohin standarde evropiane në vend. Kemi shumë punë këtu në rajon që ta arrijmë këtë”, tha Dimitrovi.

Në këtë ngjarje, krahas Dimitrovit morën pjesë edhe eurokomisari për Zgjerim dhe Politikë Fqinjësore Oliver Varheji, Gent Cakaj, ushtrues i detyrës ministër i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Volfang Ishinger, ish ambasador dhe diplomat i Gjermanisë dhe kryesues me Konferencën e Munihut për Siguri, Genoveva Ruiz Kalavera, drejtor i departamentit për Ballkanin Perëndimor në kuadër të Drejtorisë së Përgjithshme për Fqinjësi të Mirë dhe Negociata për Zgjerim të KE-së, ndërsa në rolin e moderatorit ishte Majlinda Bregu, sekretare e përgjithshme e KRB-së.
Ishingeri, në cilësinë e kryesuesit me Konferencën e Munihut për Siguri tha se e ardhmja e vendeve të Ballkanit Perëndimor padyshim që është në Bashkimin Evropian.
“E ardhmja jone dhe e juaja është në Evropë. Rruga drejtë anëtarësimit në BE tashmë është hapur. Konsiderojeni veten si anëtare të ardhshme dhe aktive e BE-së”, theksoi Ishingeri.
Ai shtoi se çështjet e pazgjidhura në rajon, duke e theksuar çështjen mes Kosovës dhe Serbisë, do të angazhohen që t’i përfshijnë në Agjendën e Konferencës së Munihut për Siguri, që duhet të mbahet në shkurt të vitit 2021.
Diskutimi shërbeu për promovimin e edicionit të Ballkan Barometër 2020, mjet i rëndësishëm për hulumtim të mendimeve të publikut dhe bashkësive të biznesit, e lansuar me qëllim që ta ndjekë ndikimin e aktiviteteve rajonale të zbatuara në kuadër të Strategjisë së EJL-së 2020 të KRB-së, kur bëhet fjalë për faktorë socialë, politikë dhe ekonomikë, të cilët ndikojnë në jetën e EJL-së.
Njëkohësisht kjo ngjarje shërbeu që të bëhet mesatare e progresit të Ballkanit Perëndimor në zhvillimin e bashkëpunimit rajonal, integrimin evropian dhe agjendën për transformim të reformave.
Ballkan Barometër financohet nga Bashkimi Evropian. Ballkan Barometër 2020, është hulumtim vjetor i mendimit publik dhe i ekonomistëve të cilin e zbaton KRB merret me perceptime dhe pritje në kuptim të jetës dhe punës, trende shoqëruese-ekonomike dhe politike, si dhe integrim rajonal dhe evropian të Ballkanit Perëndimor. Në edicionin për vitin 2020 për herë të parë janë prezantuar perceptimet dhe mendimet për ndikimin e pandemisë të virusit Kovid-19. /MIA
