Digjet një veturë zyrtare në oborrin e Ministrisë së Ambientit

TË FUNDIT

Është djegur një veturë zyrtare në oborrin e Ministrisë së Ambientit. Zëdhënësja e policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti tha për RTV21 se ngjarja ka ndodhur mbrëmë pas mesnatës. Ajo tha se policia ende nuk i din shkaqet e djegies së veturës, por se po punon për zbardhjen e këtij rasti./21Media