Zjarri pasditen e sotme ka kapluar ish fabrikën e mobilieve “Treska” në Shkup, raporton TV21. Zjarrfikësit kanë arritur që të lokalizojnë të njëjtin, mirëpo ende nuk është shuar plotësisht. Banorët për TV21 thonë se fillimisht kishin dëgjuar disa shpërthime. Në vendin e ngjarjes është edhe kryetarja e Qytetit të Shkupit Danella Arsovska.
Zjarri masiv në Shkup, Arsovska: Shpresojmë të lokalizohet sa më shpejtë
