Zjarri masiv në Shkup, Arsovska: Shpresojmë të lokalizohet sa më shpejtë

TË FUNDIT

Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska është në vendin e ngjarjes në ish fabrikën “Treska” në Shkup, ku pasditen e sotme shpërtheu një zjarr, përcjell TV21. Arsovska tha se ende nuk ka informacione të sakta

“Nuk kemi ende. Ekipet janë këtu, po mundohen ta lokalizojnë. Pritet komandanti i njësitit të zjarrfikësve, dhe presim që të lokalizohet sa më parë që mos të shpërndahet në objektet për rreth”, deklaroi Arsovska.