Dezinfektues për makina në Gazi Babë, qytetarët skeptik: Nuk ka efekt

TË FUNDIT

Gazi Baba ka vendosur dezinfektues për makina në katër hyrje dhe dalje të komunës.  Arsyeja e këtij dezinfektuesi është parandalimi i virusit korona. Ky dezinfektues ku ishim ne nuk funksiononte pasi nuk ishte i lidhur me rrymë elektrike.

Por disa qytetarë të Gazi Babës të cilët i pyetëm mendojnë se kjo masë nuk do të ndihmojë për parandalimin e virusit.

Banorë i Gazi Babës: “Mendoj që jo, nuk e dezinfekton mirë makinën vetëm pjesën lartë. Makinat shpejt kalojnë, nuk ka efekt mendoj se nuk ka efekt, me aq sa kuptoj unë.

Edhe një qytetarë tjetër thotë se nuk e kupton idenë e dezinfektimit të makinave.

Banorë i Gazi Babës: “Mendoj qe e kanë vendosur para dy netëve apo tre, ashtu. Unë nuk e di ku është qëllimi, çfarë do të bëjmë me makinat. Në shtëpi do shkojmë, ne nuk do ti puthim gomat”.

Nga Komuna e Gazi Babës thanë se dezinfektuesin ndoshta pa qëllim ndonjë makinë e ka shkyçur nga rryma elektrike. Komuna falënderoi profesorët dhe inxhinierët të shkollës së mesme “8-Shtatori” dhe “Mihajlo Pupin” pasi me kërkesë të Shtabit të krizës, kanë punuar në rregullimin e këtyre dezinfektuesve automatik.

Nga komuna apeluan që dezinfektuesit të mirëmbahen dhe mos të dëmtohen.