Pandemia me COVID-19 është sfidë për popujt tanë, me ndikim të thellë tek njerëzit dhe ekonomia, e që po imponon tronditje historike që mund të kenë pasoja afatgjata por është edhe sfidë që po tregon se Aleatët janë fleksibël dhe të bashkuar për të ndihmuar njëri-tjerin deklaroi Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg, pas takimit të sotëm të Ministrave të Mbrojtjes që u realizua përmes një video-lidhjeje me nivel të lartë të sigurisë.
“Forcat ushtarake nga e gjithë Aleanca kanë kryer mbi 100 misione për transportimin e personelit mjekësor, pajisje dhe mjete për trajtim. Kanë ndihmuar në ndërtimin e spitaleve të lëvizshme, vendosur mbi 25 mijë shtretër dhe mbi 4 mijë persona personel mjekësor janë vendosur për mbështetje të civilëve” tha Sekretari Gjeneral i NATO-s Jens Stoltenberg, raporton TV21.
Në mbledhjen e sotme të Ministrave të Mbrojtjes është rishqyrtuar puna e deritanishme e Aleancës dhe janë miratuan hapat e rinj që duhet të ndërmeren në luftën kundër virusit.
I pari i NATO-s tregoi se edhe në këtë kohë pandemie, aktorë të ndryshëm përpiqen që përmes dezinformatave të krijojnë përçarje dhe minojnë demokracinë, ndërsa Aleanca deyinformatat po i lufton me aksione konkrete, e si shembull mori ndihmat që Maqedonia e Veriut ka marrë nga aleatët.
“Vendet e Ballkanit Perëndimor kanë marrë mbështejte nga Aleatët e NATO-s, veçanërisht Maqedonia e Veriut e theksoi shumë këtë gjatë takimit, që ishte edhe takimi i parë ministror ku Ministrja e Mbrojtjes e Maqeodnisë së Veriut mori pjesë dhe Ministrja Radmilla Shekerinska listoi se sa vende të NATO-s si Holanda, SHBA-të, Çekia, Norvegjia e të tjera i kanë dhënë Maqedonisë së Veriut mbështetje konkrete me paisje mjekësore, spitale lëvizëse, mbështetje financiare. Kjo është mënyra më e mirë për të luftuar çdo përpjekje për kampanja dezinformuese” theksoi Stoltenberg.
Është ende herët për të konkluduar për efektet afatgjata nga COVID-19, tha Stoltenberg, por gjithsesi theksoi se duhet vazhduar me plan më të mirë për pandimitë në të ardhmen, duke mbrojtjur industritë më kritike dhe duke përmirësuar planin biznesor. Efektet gjeopolitike mund të jenë të mëdha, potencoi Sekertari gjeneral, duke paralajmëruar se disa do të përpiqen ta përdorin rënien ekonomike për të investuar e kjo mund të prekte sigurinë afatgjatë të Aleancës.
Stoltenberg pohoi se sfidat e mbrotjes dhe e sigurisë së NATO-s nuk kanë ndryshuar për shkak të pandimisë me virusin. Focat janë të gatshme dhe vigjilente për t’iu përgjigjur çfarëdolloj kërcënimi. Në takimin e sotëm morën pjesë edhe Finlanda dhe Suedia që nuk janë vende anëtarë si dhe përfaqësues të Bashkimit Evropian./TV21
