Gjithsej 16 persona janë privuar nga liria në aksione të ndara policore të zhvilluara gjatë ditës së djeshme dhe mbrëmë në disa lokacione në vend, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme.
Në Shkup, Tetovë, Ohër, Kumanovë, Manastir, Prilep dhe Berovë, gjatë kontrolleve te të arrestuarit janë gjetur dhe sekuestruar marihuanë dhe materie pluhuri.
Në Berovë janë ndaluar pesë persona, ndërsa në Shkup tre. Dy persona janë arrestuar në Tetovë, ndërsa raste të tjera janë regjistruar në Ohër, Kumanovë, Manastir dhe Prilep.
Nga MPB-ja bëjnë të ditur se pas dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj personave të arrestuar do të parashtrohen kallëzime përkatëse.
