Derivatet e naftës prej sonte në mesnatë shtrenjtohen për një denarë deri në 1.5 denarë për litër, vendosi sot Komisioni Rregullator për Energjetikë.
Çmimi i shitjes me pakicë i benzinës EUROSUPER BS-95 dhe i EURODIZEL (D-E V) do të rriten për një denarë për litër.
Ndërsa çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-98 dhe të Ekstra vajit të lehtë për amvisëritë (EL-1), do të rriten për 1.5 denarë për litër.
EUROSUPER BS-95 – 63.00 (denarë/litër)
EUROSUPER BS-98 – 65.00 (denarë/litër)
EURODIZEL BS (D-E V) – 54.50 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) – 54.50 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU – 30.823 (denarë/kilogram).
