Debat i hapur për të rinjtë me temë “Çfarë modeli zgjedhor na duhet për një demokraci më të fuqishme?” Ideja kryesore e eventit që u mbajte në kuvendin e Maqedonisë ishte ndarja e mendimeve, pikëpamjeve dhe ekspertizës personale nga të gjithë të pranishmit, të cilët diskutuan në mënyrë gjithëpërfshirëse dhe përmes komunikimit demokratik nevojën e ndryshimit të modelit zgjedhor dhe se si do të dukej i krijuar nga perspektiva e të rinjve.
“Çfarë modeli zgjedhorë është i nevojshëm për Maqedoninë, sepse nga modeli zgjedhorë varet se çfarë demokracie do të ketë një shtet. Nga kjo do të varet nëse ne do të kemi institucione të partizuara dhe a do të kemi qeveri funksionale dhe jo funksionale”, tha Bojan Nikovski.
“Modeli zgjedhorë në masë të madhe definon nëse deputetët do të jenë ata që do të jenë të qasshëm për opinionin, a do të punojnë në interes të qytetarëve“, pohoi Bojan Kordallovski –komunikolog.
“Ne politikanët shumë flasim, të gjithë kemi mendime të ndryshme rreth ndryshimeve të modelit zgjedhorë, ja unë jam një nga nënshkruesit e ligjit për ndryshim të modelit zgjedhorë në një njësi zgjedhorë, por duam ti dëgjojmë të rinjtë çka ata mendojnë, cili model zgjedhorë është I nevojshëm”, theksoi Monika Zajkova-deputete nga Partia Demokrarike Liberale.
“Mendoj se takime të këtij lloji duket të mbahen më shpesh dhe gjithashtu përfundimet që do të dalin nga këto takime të evoluohej dhe të merren parasysh në ndërtimin e politikave të ardhshme”, theksoi Irena Shmenovska – ambasadore e re e BE-së.
Të rinjtë mendojnë se propozimet e tyre, politikanët duhet t’i marrin më seriozisht dhe të angazhohet që të njëjtat të vendosen në funksion.
