“Çerdhet, shkollat fillore dhe të mesme në kolaps financiar” – thonë nga BDI Gostivar, akuzojnë Komunën për borxh prej 1.3 milionë euro

TË FUNDIT

BDI Gostivar nëpërmjet një paraqitje para mediave, ka dalë me shifra të larta që pretendojnë se Komuna e Gostivarit iu ka borxh çerdheve, shkollave fillore dhe të mesme në Gostivar, transmeton TV21.

Nga BDI Gostivar thonë se shuma e këtij borxhi kap vlerën prej 1.3 milionë euro.

“Ky borxh kap vlerën 1.3 milionë euro. Të gjendur para fakteve, drejtuesit e Komunës së Gostivarit e konfirmuan borxhin dhe tentuan me arsyetime banale të justifikojnë veprimin e tyre që çuan çerdhet publike, shkollat fillore dhe të mesme drejt kolapsit financiar”, tha Gajur Sejdini, këshilltar i BDI-së në Gostivar.