Kazinos Austria dhe Klubi i Hendbollit “Vardar” nënshkruan marrëveshje sponzorizimi. Kryetari i këtij klubi Mihajllo Mihajllovski shpreson që ky bashkëpunim të vazhdojë edhe në të ardhmen. Ndërsa drejtori i Kazinos Austria Adnan Shariq tha se janë krenarë që janë pjesë e këtij klubi. Ndërkohë drejtoresha e marketingut Viki Çadikovska theksoi se kompani gjithmonë e mbështesin sportin dhe për këtë arsye investojnë në zhvillimin e infrastrukturës.
“Sot nënshkruam një marrëveshje sponsorizimi me Kazinos Austria. Nuk është një marrëveshje sot për nesër, shpresoj se do të zgjasë në të ardhmen. Kazinos Austria ka shumë kompani, kulturë, sport, ata sponsorizojnë kudo”, tha Mihajllo Mihajllovski, kryetar i KH Vardar.
“Në thelb, jemi krenarë që si kompani po bëhemi pjesë e familjes së klubit të hendbollit Vardar. Vardari është një klub me traditë, me pasion, me shpirt kampioni. Nuk kemi pse të flasim shumë për Vardarin, Vardari është Maqedoni, diçka që njihet përtej kufijve të Maqedonisë”, deklaroi Adnan Shariq, drejtor i Kazinos Austria.
“Ne e dimë që Vardari është i njohur kur bëhet fjalë për hendbollin në Maqedoni. Dua të them në veçanti hendbollin, dhe kjo është arsyeja pse kemi vendosur të mbështesim ambiciet e Vardarit, në suksesin e tij të mëtejshëm në skenën vendase dhe ndërkombëtare”, tha viki çadikovska, drejtoreshë e marketingut – kazinos austria.
