Në Brazil në 24 orët e fundit janë regjistruar numër rekord prej 6.935 raste të reja të koronavirusit, ndërsa kanë vdekur 600 persona.
Deri tani pothuajse 115.000 njerëz janë infektuar me virusin në vend dhe rreth 8.000 kanë vdekur, me çka Brazili është vendi më së shumti i goditur me Covid-19 në Amerikën Latine.
Më së shumti të sëmurë ka në shtetet Sao Paolo dhe Rio de Zhanejro, si dhe Seara në veriperëndim, kryeqyteti i së cilës Fortaleza është në karantinë të tërësishme nga e premtja.
Nënsekretari në Ministrinë e Shëndetësisë, Vanderson Oliveira, tha se rastet e reja të vdekjes nuk duhet të datojnë nga dita paraprake, por zyrtarisht janë regjistruar atë ditë.
Ai, gjithashtu theksoi se në laboratoritë private janë zbatuar më shumë se 100.000 teste të cilat Qeveria zyrtarisht nuk i pranon./MIA
