Boreli në darkë me liderët e rajonit, bisedojnë për situatën në rajon dhe marrëdhëniet BE-Ballkani Perëndimor

TË FUNDIT

Përfaqësuesi i lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri të BE-së, Jozep Borel mbrëmë ka organizuar darkë joformale me liderët e Ballkanit Perëndimor më margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, në të cilën është biseduar për situatën në rajon dhe marrëdhëniet BE-Ballkani Perëndimor, si dhe përgatitjet për samitin BE-Ballkani Perëndimor në fillim të tetorit. “Kjo dha mundësi që të bisedohet për pritjet në lidhje me anëtarësimin në BE. Përfaqësuesi i lartë e theksoi nevojën për përkushtimin e të dy partnerëve, edhe nga Ballkani Perëndimor edhe nga Bashkimi Evropian, dhe vendet e saj anëtare në tejkalimin e dinamikës së tanishme dhe lëvizje të procesit përpara”, njoftoi sot Zyra e Punëve të Jashtme e BE-së. Në takimin morën pjesë presidentët e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, Kosovës, Vjosa Osmani, Malit të Zi, Millo Gjukanoviq si dhe presidenti i Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës, Zheljko Komshiq, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Nikolla Selakoviq./TV21