Borel shumë i shqetësuar për shkak të mosrespektimit të armëpushimit në Nagorno Karabah

TË FUNDIT

Shefi i diplomacisë evropiane, Zhozel Borel mbrëmë shprehu “shqetësim të madh” për shkak të shkeljes së armëpushimit në Nagorno Karabah.

“Me shqetësim të madh i pranuam raportet për vazhdimin e aktiviteteve ushtarake, veçanërisht kundër caqeve civile, me viktima civile”, theksoi Borel.

Ai shtoi se 27 vende anëtare të BE-së “kërkojnë nga të gjitha palët në terren ta respektojnë marrëveshjen për armëpushim”.

Borel nga palët kundërshtare kërkoi “momentalisht të fillojnë negociata reale” nën mbështetjen e Rusisë, Francës dhe SHAB-së, anëtare të Grupit të Minskut OSBE.

Përleshja për Nagorno Karabah, formalisht zona e Azerbejxhanit me popullatë kryesisht armene, mbi të cilën Baku nuk ka kontroll nga viti 1988, filloi më 27 shtator. Kjo është përleshja më e ashpër mes forcave të Azerbejxhanit dhe separatistëve armene nga Nagorno Karabah, të mbështetura nga Erevani, nga vendosja e armëpushimit në vitin 1994.

Edhe pse nga e shtuna në mesditë është në fuqi armëpushimi, vazhdojnë përleshjet në Nagorno Karabah. fb/