#BilallKasami pas votimit: Vendosa kollaren, tetovarët sot kanë festë

TË FUNDIT

Lideri i Lëvizjes Besa dhe njëherit kandidat për kryetar të Tetovës, Bilall Kasami ditën e sotme e ka vlerësuar si ditë festë për qytetarët e Tetovës.

Për këtë, siç tha ai, pas 20 ditësh ka vendosur kollaren.

“Pas 20 ditësh për herë të parë e vendosa kravatën. Besoj është një ditë feste për të gjithë qytetarët e Tetovës dhe të Maqedonisë së Veriut, sepse kanë mundësinë e shenjtë, kanë mundësinë demokratike që të vendosin për të ardhmen e qytetit të tyre”, tha Kasami.