Biden: SHBA po mbledh gjithë botën për të qëndruar krah Ukrainës

TË FUNDIT

Presidenti i Amerikës është zotuar se SHBA do të mbledhë gjithë botën për t’i qëndruar në krahë Ukrainës.

Në një konferencë nga Madriti, ai tha se më shumë se 50 vende janë zotuar për angazhime të reja për vendin që është nën pushtimin rus.

“Ne do të mbrojmë çdo pëllëmbë të territorit të NATO-s,po mbledhim botën për Ukrainën”, tha Biden.

Më shumë se 600 tanke, rreth 500 sisteme artilerie, 600,000 fishekë municione artilerie, aisteme të avancuara raketash të shumëfishta, sisteme kundër anijeve dhe sisteme të mbrojtjes ajrore, do t’i shkojnë Ukrainës.

SHBA ka dërguar më shumë se 50 miliardë dollarë ndihmë në Ukrainë deri më tani.