Avokati i Popullit reagon për pagesat e nxënësve për dëftesa

TË FUNDIT

Zyra e Avokatit të Popullit ka reaguar për informacionet se në disa shkolla nxënësit paguajnë për dëfetesa, gjë për të cilën dje raportoi TV21. Nga zyra e Avokatit të Popullit shkruajnë se shkollat nuk guxojnë të marrin para për nxjerrjen e këtij dokumenti.

“Në përputhje me rregullativën që e rregullon të drejtën për arsimim (Ligji për arsim fillon dhe ai për arsim të mesëm) çdo fëmijë, ka të drejtë që pa para dhe me cilësi të edukohet dhe shkollohet, gjegjësisht të drejtë për shkollimin e mesëm që është i detyrueshëm për çdo qytetar, nën kushte të njëjta. Përskaj kësaj, shkollimi i mesëm në shkollat publike është falas” shkruhet në reagim.

Duke qenë se viti shkollor përfundoi ndërsa nxënësve u duhen dëftesat si dokument i nevojshëm për t’u regjistruar në shkollë të mesme, zyra e Avokatit të Popullit u rikujton shkollave se dëftesa paraqet dokument publik, i cili në një kopje i jepet nxënësit dhe për dhënien e të njëjtit nuk guxojnë t’i kushtëzojnë nxënësit, respektivisht prindërit ose kujdestarët, për pagesë paraprake.

Në këtë kontekst, shkruhet në reagim, Avokati i Popullit i inkurajon nxënësit, prindërit ose kudjestarët, që këto raste të pagesave që janë të kundërligjshme, t’i paraqesin tek Inspektorati Arsimor ose tek Avokati i Popullit, ndërsa apelon deri tek organet që kryejnë kontroll mbi punën e shkollave që të reagojnë, parandalojnë dhe të sanksionohen pagesat e këtilla të paligjshme./TV21