Atmosferë fundviti në qendër të Shkupit/ Si e përshkruajnë qytetarët vitin 2023 dhe çfarë presin në vitin 2024?

TË FUNDIT

Ka mbetur vetëm edhe një ditë para vitit të ri 2024 e sheshi Maqedonia është pushtuar nga qytetarët. Kush vet e kush me fëmijë, të gjithë kanë dalur për të shijuar atmosferën e fundvitit. Më së shumti që argëtohen dihet, ata janë fëmijët të cilët lozin e kërcejnë me muzikë, por edhe kanë mundësi të fotografohen me babadimrin.

Le t’i pyesim qytetarët se si do të na përshkruanin vitin 2023 që po kalon dhe çfarë presin vitin e ardhshëm 2024?

“Super për mua, shëndet në familje. U uroj të gjithë qytetarëve vitin e ardhshëm shëndet, fat, sukses në punë, më tepër para, pushime për ju të rinjtë, pronarët t’u shpërblejnë, bonuse të fitoni, ajo është.”

“Gjithsesi se mirë, me përshtypje të mirë. Të jetë më mirë në vitin 2024, shëndet.
Çfarë pritni në vitin 2024?
Dashtë Zoti një djalë të më falë, tjetër asgjë!”

“Mirë!
Çfarë prisni në vitin 2024?
Asgjë të veçantë.”

“Interesante, argëtuese.
Çfarë prisni në vitin e ri?
Gjitha të mirat!”

“Po nuk ka, nuk ka ndryshime diçka. Jetë pensionisti.
Çfarë prisni në vitin e ri 2024?
Nuk presim diçka të veçantë, si ka filluar gjithnjë po shkon keq e më keq.”

“Mirë të them, por jo vetëm për njërin të jetë mirë. Për të gjithë!
Çfarë prisni vitin e ardhshëm?
Paqe të kemi, shëndet për të gjithë. Më tepër para për të rinjtë, punë stabile të mos ikin.”