Asani nga Shkupi dhe Bajrami nga Tetova i sjellin fitore Shqipërisë, Moldavia mposhtet 2:0 në Tiranë

TË FUNDIT

Shqipëria ka mposhtur 2:0 Moldavinë në Tiranë në ndeshjen kualifikuese për “Euro 2024”

Në stadiumin “Air Albania” autori që ka dyfishuar shifrat ka qenë Nedim Bajrami nga Tetova, i cili shënoi në minutën e 76′. Ndërsa në minutën e 51’ Jasir Asani nga Shkupi shënoi golin e parë, që kaloi në avantazh kuqezinjtë teksa shfrytëzoi hutimin e mbrojtjes së Moldavisë dhe me anë të një gjuajtje që nga jashtë zonës ka befasuar portierin.

 Kuqezinjtë morën tre pikë të vlefshme në grupin E për kualifikueset e “Europianit 2024”.