Moti sot do të jetë me diell dhe i ngrohtë, me vranësira të pakta deri në mesatare lokale. Në disa vende do të jetë i paqëndrueshëm, me reshje të rrëmbyeshme shiu, bubullima dhe erë të përforcuar. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi jugperëndimor. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 14 deri në 22 gradë, ndërsa maksimalet do të arrijnë nga 30 deri në 38 gradë Celsius.
Në Shkup, moti do të jetë me diell dhe i ngrohtë, me vranësira të pakta deri në mesatare. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtime të ndryshueshme. Temperatura minimale do të zbresë deri në 19 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë deri në 38 gradë Celsius.
Sipas DPHM-së, nga fillimi i javës së re të punës deri në fillim të fundjavës do të mbajë mot me diell dhe i ngrohtë, me vranësira të pakta deri në mesatare. Gjatë orëve të pasdites do të ketë kushte për paqëndrueshmëri lokale, e cila do të jetë më e theksuar të mërkurën dhe të enjten.
