Arbnora Ademaj: Roli im në “Kırık Hayatlar’’ ka për qëllim të tregoj gruan e fuqishme shqiptare

TË FUNDIT

Ekipi i RTV21 ka shkuar në Turqi për të parë një ditë të aktores, Arbnora Ademaj. Kjo e fundit tashmë ka filluar të zhvilloj karrierën e saj atje, madje është bërë pjesë e kinematografisë turke.

Arbnora ka treguar se roli i cili i është besuar ka pasur për qëllim të tregoj një grua të fuqishme shqiptare.

Madje tutje ka shtuar se edhe pse po punon në Turqi, ajo nuk mundet me u shkëput nga Kosova.

Kujtojmë që, Arbnora Ademaj është protagoniste e serialit “Kırık Hayatlar’’./21Media