Anëtarë të grupit Rubikon rreth orës katër të mëngjesit me ngjyra e kanë sulmuar rezidencën e ambasadorit të SHBA-së në Athinë, ndërsa përmes një teksti dhe videoje të publikuara në faqen anarkiste, e kanë marrë përgjegjësinë me sqarim se sulmi është në shenjë të protestës për Dimitris Kufodinad, terroristin e dënuar me burgim të përjetshëm, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.
Sipas videos të cilën e kanë publikuar anëtarët e grupit anarkist Rubikon, me disa motorë mbërrijnë para rezidencës së ambasadorit amerikan, hedhin ngjyra mbi muret e jashtme, ndërsa 20 sekonda më vonë me shpejtësi më të madhe largohen nga vendi.
Policia greke ka arrestuar nëntë persona.
Përmes tekstit të publikuar të faqes anarkiste, e kanë ndërmarrë përgjegjësinë dhe saruan se shkak është kërkesa për marrjen e lejes për dalje nga burgu të Dimitris Kufodinas, lideri i organizatës terroriste 17 Nëntori, i cili nga 2 maji mban grevë urie./MIA
