Anëtarë të familjes mbretërore mbërrijnë në Aeroportin Aberdeen

TË FUNDIT

Avioni me shtatë anëtarë të familjes mbretërore të Britanisë së Madhe është ulur në aeroportin e Aberdeen.

Kjo pasi Mbretëresha Elizabeth II është nën mbikëqyrjen mjekësore pasi mjekët u shqetësuan për shëndetin e saj.

Në aeroplan ishte Duka i Kembrixhit, Duka i Jorkut, si dhe Konti dhe Kontesha e Ueseksit, shkruan BBC.

BBC thotë se e kanë mësuar se edhe Princy Harry bashkë me gruan e tij, Meghan Marke, janë duke shkuar për Aberdeen.

Aeroporti i Aberdeen është rreth një orë me makinë nga Kalaja Balmoral, ku është duke qëndruar Mbretëresha Elizabeth II./21Media