Familjarë në delegacionin qeveritar / Mickoski mori me vete edhe djalin në Uashington

TË FUNDIT

Në delegacionin zyrtar të Qeverisë që udhëtoi në Uashington për të shënuar 75 vjetorin e themelimit të NATO-s, kryeministri Mickoski mori edhe djalin e tij Jovanin. Kjo mund të shihet në foton e publikuar nga Universiteti Johns Hopkins në Facebook dhe Tuitter, në të cilën Mickoski ka pasur një takim me Eduard Joseph nga Johns Hopkins School. Nga LSDM kërkojnë përgjigje nga Mickoski se a e ka sjellë djalin e tij në SHBA me shpenzimet e shtetit.

Mickoski duhet urgjentisht të informojë opinionin nëse e ka sjellë djalin e tij në SHBA me shpenzimet e shtetit dhe të prononcohet për gjithë situatën. Mickoski, i cili nga vetë Universiteti tha se ligji dhe sundimi i ligjit janë prioritet për të, por duket se ë kjo vlen për gjithë të tjerët, përveç tij. Gjithashtu kërkojmë nga Qeveria që të publikojë listën e të gjithë personave anëtarë të delegacionit në SHBA që kanë udhëtuar me shpenzimet e qytetarëve, thonë nga LSDM

Lajmin e ka përcjellë fillimisht Slavjanka Petrovska nga LSDM e cila në Facebook-un e saj ka shkruar – udhëtimi i parë qeveritar, skandali i parë, asistenti i babait të tij dhe tani kryeministri e ka marrë djalin e tij në një delegacion në SHBA. U përgjigjën nga VMRO-DPMNE, nga ku thonë se LSDM ka ra në nivel shumë të ulët duke, siç thonë ata, ndërhyrje brutalisht në fëmijët dhe familjen e ngushtë të kryeministrit Mickoski. Petrovska, e cila përjetoi debakël zgjedhor, përfshin djalin e Mickoskit, thonë nga VMRO-DPMNE, nga ku shtojnë se udhëtimi i djalit të Mickoskit ka qenë me shpenzime private.

Djali i Mickoskit nuk është pjesë e delegacionit zyrtar në samitin e NATO-s. Edhe pse presidenti Mickoski ka të drejtën e një anëtari shoqërues të delegacionit, udhëtimi i djalit të tij nuk i kushton asgjë shtetit, gjegjësisht të gjitha shpenzimet i mbulon privatisht familja e Mickoskit. Për dallim nga koha kur kryeministri i LSDM-së Kovaçevski i merre fëmijët si anëtarë të një delegacioni zyrtar, theksojnë nga VMRO-DPMNE.

Ndryshe, Mickoski me një delegacion zyrtar qeveritar ishte në Uashington për kremtimin e 75 vjetorit të themelimit të NATO-s.