Alternativa: MASH t’i ndihmojë familjet me pajisje të TIK-ut dhe t’i rrisë pagat me 50 euro për mësimdhënësit

TË FUNDIT

Partia shqiptare Alternativa vlerëson se forma online e mësimit ka krijuar vështirësi si për familjet ashtu edhe për mësimdhënësit. Lulzim Aliu nga kjo parti thotë se viti shkollor ka filluar pa asnjë përgatitje dhe se dështimi i vitit shkollor sa për aryse të pandemisë është edhe për shkak të paaftësisë së Qeverisë për të organizuar procesin edukativo-arsimor. Aliu tha se Qeveria nuk mban llogari për shëndetin e mësimdhënësve dhe nxënsve, të cilët për shkak të hapjes së shkollave kanë dalur pozitivë, përcjell TV21. Nga Alternativa porpozojnë që arsimtarët të marrin nga 50 euro shtesë për ngrohje dhe intrenet sepse thonë se mësimdhënësit kanë më shumë shpenzime tani për ta realizuar mësimin. Nga AAA shtojnë se Ministria e Arsimit duhet t’i ndihmojë familjet me pajisje të TIK-ut.