Ministri i Punëve të Jashtme, Timço Mucunski, mblodhi diplomatët e Maqedonisë së Veriut në takimin e Këshillit të Ambasadorëve, ku u dha udhëzime për prioritetet kryesore. Mbrojtja e interesave kombëtare maqedonase, promovimi ekonomik i vendit, si dhe ambasadat dhe përfaqësitë konsullore të hapura për nevojat e diasporës sonë janë pikat në të cilat do të punojnë ambasadorët dhe konsujt e përgjithshëm maqedonas.
“E para është mbrojtja e interesave kombëtare maqedonase, e dyta është shfrytëzimi i potencialit të përfaqësive tona diplomatike-konsullore në pjesën e diplomacisë ekonomike, por edhe stimulimi i tregtisë, përkatësisht komponentit të eksportit të ekonomisë sonë. Dhe e treta është mbrojtja e interesave të qytetarëve tanë jashtë kufijve të saj, pavarësisht nëse janë maqedonas që jetojnë jashtë vendit tonë apo janë qytetarë tanë që udhëtojnë për arsye të ndryshme. Në këtë kuptim, këtu flasim para së gjithash për shërbimet konsullore dhe nevojën për modernizimin e tyre, shërbime më të mira për maqedonasit jashtë kufijve të shtetit”, tha Timço Mucunski.
