“Alkaloid” me repart të ri prodhues, faculetat e lagëta “Bekutan” do të prodhohen në Gjorçe Petrov

TË FUNDIT

Pas 15 vjetëve prodhimtari jashtë vendit, sot u lëshua në përdorim kapacitet në të cilin tërë procesi për faculetat e lagëta Bekutan do të realizohet në repartet e Alkaloidit në Gjorçe Petrov. Investimi vlera e të cilit është afër 4 milionë euro, ka filluar në mars të vitit 2020. I ka përfshirë hapësirat për prodhim dhe magazinim me sipërfaqe prej 3200 metrave katrorë, me pajisje teknologjike të automatizuar dhe robotizuar. Kapaciteti maksimal vjetor i këtij investimi është 50 milionë copa të prodhimit. Bekutan është brendi numër 1 në kozmetikën për fëmijë në tregun maqedonas. Është  i njohur edhe në tregjet e rajonit, me traditë 43 vjeçare, ndërsa  i pranishëm në tregjet e 25 vendeve.

 “Kapaciteti maksimal vjetor i këtij investimi është 50 copa të përpunuara sipas normativave të rrepta për praktikë të mirë të prodhimtarisë dhe sipas  rregullativës evropiane për kozmetikë. Na gëzon fakti që i gjithë procesi i prodhimtarisë së produktit më të shitur nga brendi Bekutan, faculetat e lagëta, tërësisht do të realizohet në repartet tona sipas standardeve botërore”, theksoi Zhivko Mukaetov – Drejtor i Përgjithshëm i Alkalodi.