Në vitin 2024, 3.280 ndërmarrje ose 4,7 për qind e sektorit të biznesit në vend kanë qenë filiale të huaja, bëri të ditur Enti Shtetëror i Statistikave, përcjell TV21. Edhe pse pjesëmarrja e tyre në numrin e përgjithshëm të ndërmarrjeve është relativisht e vogël, ato angazhojnë 24,2 për qind të të punësuarve.
Kompanitë e huaja krijojnë gjithashtu 37 për qind të vlerës së përgjithshme të shtuar bruto në sektorin e biznesit. Kontributin më të madh e ka industria përpunuese me 35,3 për qind, e ndjekur nga informacioni dhe komunikacioni me 16,7 për qind. Madje, 92,8 për qind e filialeve të huaja kontrollohen nga kompani nga Evropa, ndërsa 44,6 për qind nga vende anëtare të Bashkimit Evropian. Pjesëmarrjen më të madhe e kanë filialet nën kontrollin e Austrisë, Holandës, Gjermanisë dhe Mbretërisë së Bashkuar.
