Enkelejd Alibeaj iu kërkoi demokratëve në Shqipëri të bashkohen për zgjedhjet e 14 Majit. Në një prononcim për mediat pas mbledhjes së kryesisë që erdhi vetëm pak ditë pasi Apeli ktheu për rigjykim në shkallën e parë çështjen për PD, Alibeaj prezantoi planin me tre pika që sipas tij ka në fokus zgjedhjet e 14 majit.
“Ajo që kam propozuar është që fokusi kryesor janë zgjedhjet. PD e ka detyrim të fortë që të jetë e fokusuar te zgjedhjet. Për këtë arsye, tre janë çështjet që propozova për të cilat gjeta mbështetjen.
Së pari, lidhur me aleancat. PD merr përsipër ndërtimin e një aleance sa më të gjerë të të gjitha partive të qendrës së djathtë me qëllim maksimizimin e votave, ku secili subjekt zhvillon identitetin e vet politik.
