Aktivistët të shqetësuar për Ohrin: “Askush nuk mërzitet për statusin e UNESCOS”

TË FUNDIT

Disa organizata joqeveritare nga Ohri me një sërë vizitash në terren, përmes shembujve do të dëshmojnë se ku po nuk respektohen rekomandimet e UNESCO-s për ruajtjen e liqenit. Sipas aktivistëve, problemi më i madh është urbanizimi i tepruar, përmes të cilit qyteti prej vitesh është degraduar për interesa personale dhe biznesore. Akuzojnë se autoritetet lokale dhe qendrore nuk bëjnë asgjë për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe natyrore.

Në vendin e ngjarjes në praktikë nuk është ndërmarr asgjë, por ende më shumë është përkeqësuar situata edhe më shumë janë ndërtuar objekte të egra dhe ende po vazhdohet më ndërtimin e ndërtesave shumë katesh”, tha Nikolla Kiselinov-Bozdoganov, Shoqata “Biljana”, anëtare e UNESCO-S.

Theksojnë mosrespektimin e rekomandimeve gjatë ndërtimit të objektit banesor për banim kolektiv në rrugën “Jane Sandanski”. Peticion kanë bërë edhe banorët e lagjes, të cilët i akuzojnë se kanë ndërtuar një godinë të madhe që kërcënon themelet e banesave dhe shtëpive përreth.

“Problemi më i madh është se do të më prishet statika dhe jam konsultuar me tre statikë dhe ata e dinë, më thanë se statika e shtëpisë sime do të prishet e cila është 70cm deri në themelin e ndërtesës, ndërsa pronari nuk dëshiron të përgjigjet për shtëpinë time”, pohoi Borçe Gavriloski, banor i lagjes “Jane Sandanski”.

Nga Komuna e Ohrit thonë se nesër do të dalin me deklaratë zyrtare lidhur me këto akuza.

error: Content is protected !!