Pas shkrimeve në disa media se BDI-ja pritet të përballet me ndarje të thella, madje edhe me fraksione të cilat do të formojnë parti të re me qëndrim të tij sot doli edhe vetë kreu i kësaj partie.
Lideri i BDI-së Ali Ahmeti përgënjeshtroi zërat për gjoja fraksione apo përçarje në BDI, informacion i liferuar sot nga media të caktuara të vendit.
“Nuk ka përçarje në BDI, ka mendim ndryshe dhe të lirë. BDI është familje e madhe”, ka deklaruar shkurt lideri i BDI-së Ali Ahmeti gjatë pjesëmarrjes në koktejin e organizuar sot në Shkup në shënimin e 14 vjetorit të MO-së, transmeton Zhurnal.
Disa media spekuluan sot për kinse largimin e personaliteteve kyçe dhe themeluesve të BDI-së nga muaji shtator, por me këtë deklaratë të Ahmetit bien poshtë gjitha pretendimet e këtilla.
