Ahmeti filloi garën brendapartiake: Nuk ka përplasje, ka mendime ndryshe

TË FUNDIT

Bashkimi Demokratik për Integrim nga dita e sotme ka filluar garën brendapartiake dhe diskutimet për zgjedhjet lokale të 2021 që pritet të mbahen me 3 tetor. Lideri i BDI-së Ali Ahmeti gjatë mbledhjes së mbajtur me kryetarët e degëve dhe anëtarët e kryesisë qendrore biseduan edhe për çështjen e regjistrimit duke thënë se kjo çështje është politizuar shumë kohëve të fundit.

“Ju e dini se më  3 tetor do të mbahen zgjedhjet lokale dhe nga këtu fillon diskutimi për ecurinë e zgjedhjeve për përgatitjen e zgjedhjeve lokale për zhvillimet e brendshme në Bashkimin Demokratik për integrim sa i takon zgjedhjeve lokale, sot është fillimi për përgatitjen për 3 tetorin për zgjedhjet lokale që do të organizohen”, tha Ali Ahmeti.

Ahmeti gjithashtu tha se në Bashkimin Demokratik për Integrim nuk ka përplasje por ka një diskutim që edhe ai vetë është duke e nxitur dhe nuk është asgjë më shumë veç se një diskutim brenda partisë që është në kuadër të demokracisë dhe në fund çdo herë si ka vendosur shumica, ashtu edhe ka ngelur.