A po i kthehet uji Tetovës? Nga NPK “Tetova” thonë se defekti është sanuar

TË FUNDIT

Defekti që la Tetovën pa ujë për 7 ditë është sanuar, njoftojnë nga Ndërmarrja publike komunale “Tetova”.  Nga atje thonë se dhe nga dita e sotme  nga ujësjellësi i Leshnicës tashmë ka 110 litra ujë për sekondë dhe deri  nesër  të gjithë qytetarët do të kenë ujë për pije.

 “Për momentin që edhe jemi duke folur kemi prurje të ujit 110 litër për sekondë. Besojmë se deri nesër në mëngjes për shkak të procedurave të lëshimit nga ai krahë  i ashtuquajtur Leshnicë  që kërkon një kohë për lëshimin e kapacitetit të plotë të lëshimit  të ujit  dhe besojmë se deri nesër në mëngjes do e kemi në kapacitet të plotë”, tha Lulzim Shaqiri nga NPK “Tetova”.

Ka 1 javë që Tetova ka mbetur pa ujë edhe atë në kohë pandemie kur rekomandohet sa më shpesh larja e duarve. Për Ratko Davidosvkin nga Qendra për shëndet publik, kufizimi i furnizimit me ujë mund të sjell përkeqësim të shëndetit publik.

 “Në periudhën kur kemi koronavirusin dhe kur kemi edhe rekomandime  për mbajtjen e higjienës distancës, mbajtje e maskave dhe larjen e duarve  dhe rehidrim apo pritje një sasi të caktuar të ujit  dhe kur kemi kufizime në furnizim me ujë të pijshëm, mund t’i humbasim këto dy  masa  për luftën kund virusit edhe ato janë rehidrimin dhe mbajtjen e higjienës  apo larjen e duarve. Me këtë aspekt ne kemi  përkeqësimin të gjendjen kronike  dhe  me ketë mund të kemi përkeqësim të shëndetit publik”, u shpreh Ratko Davidovski nga Qendra për Shëndet Publik.

Ujësjellësi i Leshnicës është lëshuar në përdorim vetëm para 4 viteve. Ndërsa 60 metra të këtij rrjeti para 7 ditësh u dëmtuan nga rrëshqitja e dheut në lokacionin Blata. Qyteti i Tetovës  nga ky ujësjellës shfrytëzon rreth 150 litra për sekondë. Në Tetovës që të ketë ujë të mjaftueshëm do të duhen më së paku mbi 350 litra ujë për sekondë.