Kurti kërkon kohë shtesë për marrëveshje politike për presidentin, shtyhet seanca konstituive

TË FUNDIT

Kryesuesi i seancës konstitutive të Kuvendit të Kosovës, Avni Dehari e ka shtyrë për kohë të papërcaktuar seancën konstituive për Kuvendin, pasi kryeministri në detyrë, Albin Kurti, tha se partia në pushtet kërkon kohë për gjetjen e një marrëveshjeje politike me LDK-në për formimin e të gjitha institucioneve të vendit. Dehari tha se “meqë nuk ka propozim për kryetar të Kuvendit nga partia fituese, detyrohem ta ndërpres seancën”. Ai tha se kryesia e Kuvendit do të njoftojë për kohën kur do të mbahet vazhdimi i seancës.