Pacientët onkologjikë protestojnë në Shkup: Jemi në pasiguri të vazhdueshme, terapia mungoi

TË FUNDIT

Pacientët onkologjikë sot protestuan para Ministrisë së Shëndetësisë, pas vonesave të terapisë, përcjell TV21. Thonë se pa marrë parasysh se kush është në pushtet, këta pacientë janë në “paqartësi të vazhdueshme”. Sipas informacioneve të protestuesve, një pjesë e terapisë nga dita e djeshme ka mbërritur, ndërsa një pjesë e terapisë pritet të arrijë në ditët në vijim, ndërsa theksojnë se për dallim të herëve të kaluara, këtë radhë mungonte edhe pjesë e terapisë që është në listën pozitive.

“Ne jemi në kontakt të vazhdueshëm me Ministrinë. Ka pasur biseda edhe më parë për decentralizim, që është ajo që ata duan ta quajnë, unë nuk dua ta quaj ashtu. Ne mbështesim atë që të jepet terapi në qytete të tjera. Megjithatë, ne besojmë se duhet të ketë planifikim më të mirë dhe një rrugë më të mirë organizative për të përcaktuar se cilët pacientë, në cilat raste dhe në çfarë mënyre do të marrin terapinë. Për disa terapi, ne besojmë se në qytete të tjera duhet të krijohen kushtet që ato terapi të mund të vazhdojnë. Dhe ne shpresojmë, dhe kështu u morëm vesh, diku t’i lëmë ministrit pak hapësirë. Gjithsesi, ai është ministër vetëm 20 ditë, për, mirë, le të themi, të përshtatet në detyrën e re. Shpresojmë që së shpejti do të kemi një takim me të për të diskutuar se çfarë duam të arrijmë dhe çfarë na nevojitet si pacientë onkologjikë, dhe për të parë se cila do të jetë qasja jonë dhe si do t’i arrijmë këto zgjidhje”, tha Ana Marjanoviç nga organizata HEMAONKO, duke shtuar se kryesisht kanë munguar barnat si Zoladex, Fulvestrant dhe Xgeva.