Lëvizja Vetëvendosje u ka bërë thirrje sërish qytetarëve që t’i bashkohen organizimeve, tubimeve të saj, për të parandaluar krijimin e Asociacionit të Komunave Serbe, ose, siç e kanë quajtur ata, të “Zajednicës”.
Aktivistët e Vetëvendosjes sot gjatë ditës kanë zbuluar një afishe para hyrjes së Kuvendit, në të cilën kanë ilustruar Kosovën në dy mënyra: “Kosova pa Zajednicë”, si një tërësi e vetme, dhe “Kosova me Zajednicë”, e copëtuar. /21 Media
