BE dënon dhunën në protesta! Bën thirrje për vetëpërmbajtje

TË FUNDIT

Bashkimi Evropian në Shqipëri ka dënuar përshkallëzimin e dhunës gjatë protestave dhe shkatërrimin e pronës publike e private, duke u bërë thirrje protestuesve për vetëpërmbajtje dhe shmangien e akteve të dhunshme. Nga BE-ja theksojnë se liria e tubimit dhe e shprehjes janë të drejta themelore dhe vlera evropiane që duhet të ushtrohen në mënyrë paqësore, ndërsa dialogu konstruktiv mes palëve vlerësohet si rruga e vetme për adresimin e shqetësimeve legjitime.