Deputeti i LSDM-së, Darko Kaevski nëpërmjet rrjetit social Facebook, bëri të ditur se ka rezultuar pozitiv në testin për Covid-19.
Kaevski në Facebook shkruan se ditën e premte pasi që ka shfaqur simptoma të lehta ka bërë test të shpejt për Covid-19 dhe ka rezultuar negativ, ndërsa më pas ka bërë edhe një test PCR i cili ka rezultuar pozitiv me virusin korona.
Ai shton se tani për tani ndjehet mirë dhe se po qëndron në vetëizolim.

