Bastisen shtëpi në Malinë dhe Hotël – familja Osmani e shqetësuar!

TË FUNDIT

Frikë, lot dhe trishtim, kjo është ajo që ka mbetur në familjen Osmani, pas aksionit policor të sotëm.  Në orët e hershme të mëngjesit forca të mëdha policore, kanë bllokuar pothuajse të gjithë fshatin Malinë. Nga ky aksion mbeti i arrestuar Fazli Osmani.

Shtëpia e familje Osmani, pas arrestimit të Fazliut mbeti vetëm me nënën dhe motrën e tij. Nëna Zaide thotë se kjo nuk është hera e parë që policia bastis shtëpitë e tyre. Edhe pse sipas saj, policia nuk ka gjetur asgjë, djali i saj ka përfunduar me pranga në duar.

Deri sa të kthehet Fazliu, nëna dhe motra e tij do të luftojnë për një cope bukë, të vetme, sepse mashkull tjetër në shtëpi nuk u ka mbet. I zoti i shtëpisë, Sylejman Osmani ishte njëri nga protagonistët e ngjarjeve të 9 majit në Kumanovë, dhe i njëjti është arrestuar nga policia e Kosovës.

Furkan Saliu